Zvicėrjanėt habiten me veprimin e shqiptarėve: Po mbledhin para pėr yjet tanė
Pëlqej
E pėrditshmja zvicerjane “Blick” ka raportuar rreth iniciativės sė kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekės, pėr tė mbledhur fonde pėr ta paguar gjobėn e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare tė Zvicrės, Granit Xhakės, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit tė tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen pėr tė festuar duke e bėrė shqiponjėn nė ndeshje kundėr Serbisė nė Kupėn e Botės.

Organi qeverisės i futbollit botėror vendosi dje t’i gjobisė Xhakėn (10.000 dollarė), Shaqirin (10.000 dollarė) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarė) pėr “sjellje tė pahijshme".

Blick shkruan se “shqiptarėt e Kosovės duan ta zgjidhin kėtė vetė. Tifozi i ekipit kombėtar nga Nju Jorku, Rilind Reka, e ka nisur iniciativėn pėr grumbullimin e tė hollave tė hėnėn nė mbrėmje. Gjatė natės janė mbledhur mbi 8.000 dollarė”.

Pėr mė tepėr, Blick raporton se iniciativa e tij ėshtė shpėrndarė 2.700 herė nė Facebook dhe Twitter.

Dhe se deri nė orėn 3 tė mėngjesit janė mbledhur mė shumė se 8.000 dollarė, mjaftueshėm sa pėr ta paguar gjobėn e Lichtsteiner.
Shtuar më 26/06/2018, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori