Tre arsyet pėrse Franca fiton Kampionatin Botėror
Pëlqej
Dy fjet pas finales sė Europianit, Franca pėrgatitet pėr njė tjetėr finale, me shpresėn se pėrfundimi do tė jetė i ndryshėm.

Bėhet fjalė pėr njė shans tė ri pėr trofe, megjithatė, sipas “France Football”, francezėt duhet tė jenė optimistė dhe pėr kėtė kanėshumė se njė arsye.

1- FRANCA E MORI MĖSIMIN

“Ajo qė nuk na vret, na bėn mė tė fortė”, thotė njė shprehje e vjetėr. “Gjelat” dolėn tė dėrrmuar nga Europiani i dy viteve mė parė. Pasi eliminuan Gjermaninė, finalja kundėr Kristiano Ronaldo me shokėt dukej thjesht formalitet, por ja qė Portugalia i dha njė mėsim, tė cilin Didier Deschamps dhe tė tijtė duken se e kanė pėrvetėsuar. Solidė nė mbrojte dhe tejet efikasė nė sulm, kombėtarja franceze ka mposhtur pa shumė vėshtirėsi tė gjitha pengesat qė hasi rrugės drejt finales, paēka se njėra syresh ishte Argjentina e Leo Mesit. Nėntė nga 23 lojtarėt qė pėrbėjnė organikėn ishin tė grumbulluar edhe dy vjet mė parė, ndaj shija e hidhėrimit ėshtė njė koncept, tė cilin edhe pse nuk e kanė provuar shumica, e njohin qė tė gjithė nė skuadėr.

2- FRANCA KA FITUAR PJEKURI

Qė prej 2014-ės, Loris, Varan, Pogba, Matuidi, Griezman dhe Zhiru janė titullarė tė Francės. Qė tė gjithė ishin garanci talenti edhe nė Botėrorin e katėr viteve mė parė, por pėrvoja e grumbulluar me kohėn shton pjekurinė nė gjirin e skuadrės sė Didie Deshampit. Qė nga ajo kohė, Varan ka fituar tre “Champions” mė shumė, Pogba ka dominuar me Juventusin nė Itali, Loris dhe Totenhemi i tij respektohen nga e gjithė Europa dhe Grizman mė nė fund fitoi trofe me Atletikon. Shumė fitimtarė nė grup rrisin etjen pėr sukses dhe qetėsinė te tė tjerėt, qė gjithsesi janė lojtarė si Mbape apo Pavar, qė ndoshta nuk kanė fituar shumė, por me siguri e dinė sesi fitohet. N’Golo Kante dhe Korentė Toliso plotėsojnė tablonė sė bashku me Olivie Zhirusė, qė bagazhin e ka tė madh falė pėrvojave tek Arsenali dhe Ēelsi.

3- FRANCA KA KILYAN MBAPPE

19-vjeēari, njė verė mė parė shitej 180 milionė nga Monaco te PSG-ja. Talenti, shpejtėsia, driblimet dhe golat e tij janė arma shtesė e Francės, me gjithė respektin pėr Mandzukicin. Sulmuesi i ri mund tė jetė “Topi i Artė” i ardhshėm dhe njihet botėrisht si njeriu qė mund t’i vjedhė fronin Messit dhe Ronaldos. Argjentinasi e ka pagėzuar me kohė si pasardhės, por njė Kupė Bote, pėr mė tepėr nė kėtė moshė do tė detyronte edhe CR7-ėn qė tė ndryshonte mendim. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori