Trajneri kroat "injoron" Argjentinėn
Pëlqej
Ditėn e sotme Argjentina do tė pėrballet me Kroacinė pėr ndeshjet e dyta tė grupit D.

Argjentina vjen nga njė barazim me skuadrėn e Islandės ndėrsa Kroacia kryeson kėtė grup pasi mundi 2-0 Nigerinė.

Por trajneri Zlatko Dalic e ka cilėsuar ndeshjen ndaj Argjentinės si mė tė lehtėn e grupit pėr Kroacinė e tij nė Kupėn e Botės.

“Nuk kemi asgjė pėr tė humbur. Presioni ėshtė mbi kundėrshtarėt tanė, ne i kemi marrė tashmė tre pikė,” shprehet trajneri i kryesuesve tė Grupit D njė ditė pėrpara duelit me ekipin nga Amerika Latine.

Shoku i Messi-t te Barcelona, Ivan Rakitic, parashikon njė Argjentinė ndryshe pas barazimit 1-1 ndaj Islandės. “Duhet tė marrim parasysh se Argjentina do tė jetė shumė agresive nė fushė.

Messi? Ēfarė mund tė them pėr tė, qė nuk e dini tashmė,” shprehet kroati nė konferencėn pėr shtyp.

“Duhet tė punojmė nga minuta e parė e deri tek e fundit. Duhet t’ia bėjmė tė vėshtirė. Ata nuk duhet ta shijojnė atė ndeshje.” /albeu.com.
Shtuar më 21/06/2018, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori