Trajneri i Francės "ndez" Botėrorin: Nė Rusi jemi pėr Kupėn
Pëlqej
Didier Deschamps ka kryer me sukses misionin e parė nė tokėn ruse, duke siguruar kualifikimin nė fazėn e 1/8- ave tė Botėrorit. Nė kuadėr tė kėsaj “arritjeje”, trajneri i Francės ka folur pėr “Franca Football”.

Ndoshta nuk keni shkėlqyer, por rezultatet ju japin tė drejtė. Si e shikoni gjendjen e ekipit?

Nuk ėshtė e lehtė tė pėrgatisėsh njė Botėror, por duke parė edhe ecurinė e tė tjerėve mendoj se kemi bėrė njė punė tė paqme. Nė Rusi ndodhet ajka e futbollit botėror, por kam ndjesi pozitive lidhur me tė ardhmen tonė nė Rusi.

Van Marvijk fillimisht e mė pas Garreka iu njohin meritat taktike.

Merita kanė djemtė, duke filluar qė nga mbrojtja, e cila me njė qėndrim tė caktuar e vendos lojėn nė njė plan mė tė pėrshtatshėm pėr lojtarėt tanė. Disa nga hallkat tona kryesore nė planin e lojės po funksionojnė mirė dhe kjo ėshtė njė kėnaqėsi mė vete.

A ėshtė e vėrtetė se do tė bėni ndryshime nė ndeshjen e fundit?

Me dy fitore e kemi siguruar kreun e grupit, por kjo nuk do tė thotė qė luajmė kot. Nė fushė do tė zbresė formacioni mė i mirė i mundshėm qė mendoj se mund ta na japė fitoren. Nuk kam asnjė plan pėr tė modifikur skemat apo tė pėrmbys gjithēka kemi bėrė deri tani, do tė ishte njė ēmenduri.

Mund tė themi se me Zhiru nė fushė pamė njė Francė tjetėr?

Australia dhe Peruja kanė karakteristika tė ndryshme, ndaj nuk mund tė presim tė njėjtėn lojė. Zhiru bėri mė sė miri detyrėn e tij, siē e kanė bėrė edhe tė tjerėt. E kuptoj qė skuadra u duk mė mirė, por kjo vjen edhe si pasojė e kohės qė punojmė, ndaj logjikisht duhet tė presim njė skuadėr edhe mė tė mirė nė ndeshjet qė do tė pasojnė.

Nėse do tė kishit zgjedhur nė fillim tė Botėrorit, do tė preferonit Spanjėn apo Portugalinė?

Nė njė kompeticion si Kupa e Botės tė tilla llogari nuk hyjnė nė punė. Herėt a vonė do tė duhet tė mposhtėsh ekipet e mėdha nėse kėrkon trofeun. Nuk kam bėrė kurrė tė tilla llogari nė jetėn time dhe as qė e mendoj tė filloj tani.
Shtuar më 23/06/2018, ora 23:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori