Trajneri i Brazilit: Neymari nuk ėshtė nė formėn e tij tė mirė
Pëlqej
Trajneri i Brazilit ka dalė i karikuar pėrpara mediave, por me deklaratėn e tij alarmon tė gjithė tifozėt. 57-vjeēari pranon presionin e madh qė ka skuadra, por mbi tė gjitha tregon se Nejmar nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė.

Tite e pranon vėshtirėsinė qė ka ndeshja kundėr Zvicrės, por bėn me dije se ekipi i tij i pėlqen sfidat dhe duhet tė marrė pėrgjegjėsinė e tė qenit protagonist pėr tė mos zhgėnjyer njerėzit.

“Ai nuk ėshtė nė formėn e tij mė tė mirė. Nuk ėshtė nė 100%, por ėshtė i privilegjuar prej fizikut qė ka. Forma e tij e rikuperimit ėshtė impresionuese, por ende nuk e ka marrė veten, por besoj se ėshtė gati pėr tė bėrė njė Botėror tė madh”, tha fillimisht Tite.

“Nuk ndihem lider. Forca e kėsaj skuadre ėshtė nė bashkimin dhe unitetin tonė. E rėndėsishme ėshtė qė nė kombėtare jemi tė gjithė njė grup me karakteristika tė ndryshme, qė plotėsojmė njėri-tjetrin. Unė kam pėrgjegjėsi tė madhe, pasi kam bėrė 2 vite punė taktiketeknike dhe emocionuese. Tė jem kėtu ėshtė njė ėndėrr e bėrė realitet”.

“Jemi njė ekip shumė i fortė, kompetitiv, me njė ide loje tė qartė dhe me kualitet teknik dhe kolektiv. Jemi kandidatė pėr tė fituar Botėrorin dhe nuk duhet tė fshihemi. Jam i qetė dhe nuk mė duhet tė marr ilaēe pėr tė fjetur. E bėj gjumin e qetė”.

“Pashė vetėm golat e kėsaj ndeshjeje, sepse ishim nė udhėtim dhe nuk kishim mundėsi pėr ta parė tė gjithėn”.

“Ne e dimė qė kemi njė ndeshje shumė tė vėshtirė dhe qė Zvicra ėshtė njė ekip shumė i fortė. Por kėto sfida na pėlqejnė dhe besoj qė jemi gati. Duhet tė japim maksimumin dhe tė bėjmė atė qė kemi mėsuar gjatė gjithė kėsaj kohe”.

“Presioni ėshtė shumė i madh pėr ne, por duam qė tė bėjmė mirė nė ēdo ndeshje. Bota ėshtė e fokusuar vetėm te ne. Skuadra duhet tė tregojė ēfarė di tė bėjė. Jemi 23 atletė me kualitet dhe me potencial. Ekipi ėshtė i bashkuar dhe jemi si njė familje e madhe”.

“Unė shkoj nė kishė, por kurrė nuk lutem pėr futboll apo pėr fitoret e njė ndeshjeje. Unė besoj te vlerat njerėzore. Zoti im ėshtė ai i tė gjithėve”, pėrfundoi tekniku i 5 herė kampionėve tė botės. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori