Trajneri i Belgjikės i thur elozhe Januzajt pėr super golin e shėnuar
Pëlqej
Trajneri i Belgjikės, Roberto Martinez, u shpreh i lumtur pėr fitoren e sotme ndaj Anglisė. Edhe pse me renditjen nė vendin e parė Belgjika kaloi nė anėn e vėshtirė tė tabelės dhe mund tė pėrballet nė ēerekfinale me Brazilin, kjo gjė nuk e trėmb aspak Martinezin.

“Fitorja ėshtė rezultati i njė grupi lojtarėsh tė cilėt e dėshirojnė. Fitorja nuk ishte mė e rėndėsishmja, por tė krijonim njė grup qė dėshiron tė shkojė sa mė larg tė jetė e mundur sė bashku. Ne deshėm tė krijonim njė grup tė tillė dhe me fitoren sot e treguam se ia arritėm, fitorja ėshtė rezultati i saj”, tha fillimisht Martinez.

“Mund tė takojmė Brazilin nė ēerekfinale? Nuk mund tė planifikosh njė skenar ideal. Ka skuadra tė mira qė i kanė dhėnė lamtumirėn Botėrorit dhe tė tjera qė ishin shumė pranė eliminimit. Ne thjesht duhet tė shohim veten. Tani do tė mendojmė pėr Japoninė, kjo ka rėndėsi.

“Januzaj? Ai ka talent nė lojėn njė kundėr njė. Ai ka diēka speciale. Sigurisht qė e meriton kėtė gol pasi i ėshtė dashur t’i mėsojė gjėrat nė rrugėn mė tė vėshtirė. Ai vjen nga njė periudhė e vėshtirė por tregoi se ėshtė gati”, u shpreh Martinez. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2018, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori