Trajneri i Anglisė mesazh emocionues pėr "djemtė" e tij
Pëlqej
Edhe pse Anglia humbi ndaj Kroacisė mbrėmjen e djeshme, tė gjithė tifozėt anglez kanė pėrkrahur skuadrėn.

Ata nė Angli janė konsideruar si heronjė pėr kėtė sukses tė arritur pas disa vitesh.

Edhe rajneri i Anglisė, Gareth Southgate, nuk e ka fshehur krenarinė pėr grupin e lojtarėve qė ai drejtoi nė kėtė Botėror ku e eliminua njė natė mė parė nga Kroacia.

Megjithatė, Southgate tha pas ndeshjes se kombėtarja e Anglisė duhet tė shkonte nė finale tė kėtij Botėrori.

“Tani pėr tani, tė gjithė po e ndiejmė dhimbjen e humbjes. A kemi pritur tė jemi nė kėtė fazė? Nuk besoj se dikush nga ne e ka pritur kėtė. Mirėpo, kur arrin deri nė kėtė pikė dhe ke luajtur ashtu si kemi luajtur ne, dhe ashtu si luajtėm mirė nė pjesėn e parė, ėshtė dashur qė t’i shfrytėzojmė kėto raste qė tė vijnė nė jetė. Mirėpo, ajo qė do tė them ėshtė se jam jashtėzakonisht krenar me kėtė grup lojtarėsh, tė cilėt kanė pėrparuar shumė. Mendoj se reagimi i tifozėve ndaj tyre, krahasuar me dy vite mė parė, ua tregon kėtė, se pėr herė tė parė pėrvojat me Anglinė mund tė jenė pozitive, vendi ėshtė shumė krenar me ta dhe me mėnyrėn si kanė luajtur, dhe me kalimin e kohės do t’i vlerėsojmė shumė momente pozitive”, ėshtė shprehur trajneri i Anglisė.
Shtuar më 12/07/2018, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori