Tragjedia e Jakub / Pa vrasjen e nėnės, kur ishte 10 vjeē, tani shijon Botėrorin
Pëlqej
Trajektorja e Jakub Blaszczykowski (lindur nė Czstochowa, mė 1985) pėr tė mbėrritur aty ku ėshtė sot nuk ka qenė e lehtė. Lojtari polak do tė gėzojė debutimin e tij nė Kupėn e Botės nė Rusi, por Kuba, zvogėlim i emrit polak “Jakub”, duhej tė kapėrcente njė fėmijėri tė goditur rėndė nga njė dramė familjare.

Kur ishte vetėm 10 vjeē, ai ishte dėshmitar, sė bashku me vėllanė e tij, i vrasjes sė nėnės sė tij nė duart e babait. Njė traumė e madhe fėmijėrie, qė Jakub e largoi falė topit. Me ndihmėn e gjyshes sė tij, pak nga pak e la pas tė kaluarėn e errėt dhe nisi tė jetojė. Motivi i xhaxhait tė tij, Jerzy Brezczec, ish-kapiten i ekipit kombėtar polak, bėriKuba tė rifillonte iluzionin e humbur nga futbolli, pas ngjarjes tragjike.

Falė kualitetit dhe pėrpjekjes sė tij, ai erdhi nė futbollin profesional me ekipin e lindjes. Loja e treguar e bėri njė lojtar tė madh nė vend, ndaj Wisla Krakova nėnshkroi me tė. Atje, Baszczykowski bėri paraqitje tė jashtėzakonshme, qė i dhanė atij mundėsinė pėr tė bėrė kėrcimin nė njė klub europian tė madh. Borussia Dortmund nėnshkroi me tė nė vitin 2007, nė kėmbim tė 3 milionė eurove.

Nė Gjermani, mesfushori shfaqi nivelin e tij mė tė mirė. Pas tetė sezoneve, ai u nis pėr nė Firence, nė formė huazimi. Pėrfundoi angazhimin italian dhe u kthye nė Gjermani, pėr tė qenė pjesė e Wolfsburgut, ku tashmė ka pėrfunduar dy sezone. Nė sezonin 2017-2018 nuk ka gėzuar shumė minuta aktivizim, por trajneri polak, Adam Nawalka, ėshtė mbėshtetur tek ai pėr “Rusia 2018”.

Sot, 22 vite pas ngjarjes sė tmerrshme, ndėrkombėtari polak mund tė mbajė njė karrierė tė gjatė nė futboll dhe, pėrveē kėsaj, mund ta kapėrcejė Michal Zewlakow e tė bėhet lojtari qė ka veshur mė sė shumti fanellėn e ekipit polak.

Pėr tė arritur kėtė, ai do tė duhet tė arrijė nė fazat e eliminimit direkt nė Rusi dhe t’i luajė tė gjitha ndeshjet. Kėshtu, do tė krijojė njė rekord nė ekipin polak: 104 ndeshje. Kuba jeton me tė kaluarėn personale ēdo ditė, por kjo nuk e ndalon atė qė tė luajė edhe katėr ndeshje, pėr tė qenė histori raporton telesport.
Shtuar më 16/06/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori