Skenari/ Vjen lajmi i madh pėr Messin, ja mėnyra si kualifikohet Argjentina
Pëlqej
Argjentina i ka surprizuar tė gjithė, kėtė herė jo pėr mirė por pėr keq, pasi nė dy ndeshjet e para tė botėrorit “Rusi 2018” ka arritur qė tė marrė vetėm njė pikė kundėr Islandės nė ndeshjen e parė.

Messi me shokė u turpėruan mbrėmė pasi u mposhtėn me rezultatin 3-0 nga Kroacia, duke vendosur nė njė pikėpyetje tė madhe fatet e kualifikimit.

Por, sot nė fund tė tunelit ėshtė shfaqur drita dhe kjo erdhi falė fitores sė Nigerisė kundėr Islandės nė shifrat 2-0.

Momentalisht renditja ėshtė e tillė: Kroacia 6 pikė, qė thuajse ka siguruar vendin e parė pasi me golavarazh ėshtė 5-0.

Nė vendin e dytė ėshtė Nigeri me tri pikė me golavarazh 2-2, dhe i duhet qė tė fitojė me Argjentinė 3-0 dhe Kroacia tė humbasė 3-0 me Islandėn qė tė marrė vendin e parė, por synimi kryesor i tyre ėshtė qė tė mos humbasin kundėr Argjentinės dhe tė shpresojnė qė kroati tė mos tolerojė Islandės ose ose tė mos humbasė me mė shumė se 1 gol diferencė.

Ndėrsa Argjentina tashmė ka 50 % tė kualifikimit nė dorėn e vet.

Nė rast tė njė fitoreje tė mundshme kundėr Nigerisė, Argjentina do tė shkonte nė kuotėn e katėr pikėve dhe do tė linte automatikisht poshtė Nigerinė qė ka 3 pikė dhe shpreson po ashtu si afrikanėt qė Kroacia mos tė tolerojė Islandėn.

Renditja:

Kroacia 6 pikė, golavarazhi 5-0.

Nigeria 3 pikė, golavarazhi 2-2.

Islanda 1 pikė, golavarazhi 1-3.

Argjentina 1 pikė, golavarazhi 1-4.

1) Argjentina kualifikohet nė rast tė njė fitoreje minimale kundėr Nigerisė dhe Islanda tė mos fitojė kundėr Kroacisė.

2) Islanda fiton kundėr Kroacisė me njė gol diferencė, Argjentina duhet tė fitojė me tė paktėn 2 gola.

Shėnim: Nė rast se dy ekipe pėrfundojnė me pikė tė njejta pas fazės sė grupeve merret golavarazhi, nėse golavarazhi ėshtė i njejtė merret se cili ekip ka shėnuar mė shumė.

Pėr shembull: Argjentina dhe Islanda e mbyllin me nga 4 pikė dhe Argjentina ka shėnuar 4 dhe ka pėsuar 4, ndėrsa Islanda ka shėnuar 3 dhe ka pėsuar 3 kalon Argjentina.

Nėse edhe golat e shėnuar janė barazim total atėherė merren kartonat e marrė, qė deri mė tani Argjentina ėshtė shumė prapa, pasi ka marrė 3 kartona ndėrsa Islanda asnjė.

/Ariglon Pali/
Shtuar më 22/06/2018, ora 19:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori