Silva: Neymar mė ofendoi rėndė gjatė ndeshjes me Kosta Rikėn
Pëlqej
Brazili arrti tė fitojė nė ndeshjen kundėr Kosta Rikės por mesa duket kjo ndeshje vazhdon tė komentohet ende.

Silva pati njė grindje me bashkėlojtarin e tij te Paris Saint-Germain dhe shokun e ekipit kombėtar, Neymar, pasi mbrojtėsi ua kthye nė posedim topin Kosta Rikės.

Thiago Silva ka zbuluar detaje nga ofendimi qė Neymar i bėri atij gjatė fitores sė Brazilit me rezultat 2-0 ndaj Kosta Rikės.

Ky episod i ofendimit tė sulmuesit brazilian dhe mbrojtėsit erdhi pas njė ndėrprerjeje tė minutėn e 83-tė tė ndeshjes.

Neymar, mendonte se ai ishte shkelur mė parė dhe duhet tė ishte dhėnė njė goditje e lirė, mė pas u tėrhoq nga shoku i tij i ekipit, i cili pastaj e ktheu topin pėr ‘Fair-Play’, por kjo nuk i pėlqeu aspak sulmuesit qė e ofendoi pastaj Silvan.

“Sot, u trishtova nga sjellja e tij. Nė kohėn kur ua ktheva topin Kosta Rikės, ai mė ofendoi rėndė”, ka thėnė fillimisht Silva pėr Globo.

“Por, unė mendoj se ai pati tė drejtė, sepse ata ishin duke u pėrpjekur pėr tė humbur kohė” ka shtuar mė pas ai. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori