Pėrballjet e ditės sė 8-tė "ndezin" Botėrorin
Pëlqej
Sot do tė luhet dita e tetė e Botėrorit "Russia 2018" ku do tė pėrballen tė gjitha skuadrat e grupit C, Danimarkė-Australi dhe Francė-Peru ndėrsa nė mbrėmje do tė luhet Argjentin-Kroaci e vlefshme pėr grupin D.

orėn 17:00 do tė jetė radha e Francės qė do tė sfidojė Perunė nė Central Stadium nė Yaketerinburg, pėr tė mbyllur ēėshtjen e kualifikimit.

Dita e 8-tė e Botėrorit sjell nė skenė dy nga skuadrat favorite pėr t’i shkuar deri nė fund kėtij kompeticioni, pa harruar Kroacinė qė nuk ka petkun e favorites por ėshtė njė skuadėr me njė potencial tė jashtėzakonshėm.

Sot ėshtė dita e Francės dhe Argjentinės qė tė dyja sė bashku numėrojnė 3 Kupa Bote.

Megjithatė e enjta do tė hapet me duelin e Cosmos Arena nė Samara mes Danimarkės dhe Australisė.

Tė dyja kombėtaret vinė me humor tė ndryshėm nė kėtė sfidė edhe pse Australia pavarsisht humbjes ndaj Francės nė sfidėn debutuese zhvilloi njė lojė shumė tė mirė duke vėnė nė vėshtirėsi njė nga pėrfaqėsueset mė tė forta nė botė.

Nordikėt tė frymėzuar nga ylli i skuadrės Cristian Eriksen do tė synojnė fitoren e dytė nė grup pas asaj ndaj Perusė qė do t’i kualifikonte nė fazėn tjetėr.

Ndėrkohė qė Australia ka si objektiv tė marrė pikėt e para dhe t’i bėjė njė surprizė tė hidhur Danimarkės.

orėn 17:00 do tė jetė radha e Francės qė do tė sfidojė Perunė nė Central Stadium nė Yaketerinburg, pėr tė mbyllur ēėshtjen e kualifikimit.

Gjelat nuk bindėn aspak nė ndeshjen hapėse ndaj Australisė dhe sot do tė kėrkojnė tė ndryshojnė mėnyrėn e tyre tė lojės. Pritet mė shumė nga treshja sulmuese Dembele-Griezmann-Mbappe por edhe nga mesfushorėt Pogba e Tolisso.

Te Peruja pritet ta nisė qė nga fillimi ndeshjen kapiteni Paolo Guerrero, me amerikano-jugorėt qė do tė synojnė tė mos dalin pa pikė nga kjo sfidė pėr tė mbajtur gjallė shpresat e kualifikimit.

Nė mbrėmje nė orėn 20:00 nė Ninzhy Novgorod Stadium Argjentina pas barazimit zhgėnjyes me Islandėn nė ndeshjen hapėse do tė masė forcat me rivalen mė tė fortė nė grupin D, Kroacinė.

Pėr Messin i cili humbi njė penallti ndaj ishullorėve por edhe pėr pjesėn tjetėr tė skuadrės gabimet nuk lejohen mė pasi njė humbje ndaj kroatėve mund edhe t’i nxirrte jashtė Kupės sė Botės, amerikano-jugorėt transmeton “SS”.

Jorge Sampaoli pritet tė bėjė disa ndryshime tė vogla nė formacion krahasuar me ndeshjen e parė, ndėrkohė qė Dalic ėshtė mė i qetė dhe pasi dėrgoi nė shtėpi sulmuesin e Milanit Kalinic, ėshtė gjithashtu i sigurtė nė zgjedhjet e tij.

Rakitic, Modric, Perisic e Mandzukic ėshtė kjo 4-shja tek e cila varen tė gjitha shpresat e ballkanasve pėr tė bėrė historinė nė kėtė Kupė Bote. Kroacia me njė fitore sot do tė kualifikohej edhe matematikisht nė raundin tjetėr.
Shtuar më 21/06/2018, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori