Paranoja serbe nuk ka fund: Kjo ėshtė kėrkesa mė e fundit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Dhimbja nė Serbi vazhdon tė jetė shumė e madhe njė ditė pas fitores spektakolare tė kombėtares sė Zvicrės ndaj Serbisė.

Fitorja e madhe e kombėtares sė Zvicrės ndaj Serbisė u karakterizua me super performanca nga shqiptarėt prezent nė kėtė ndeshje.

Nė Serbi u komentuan festimet e tyre me shqiponjė, qė u cilėsuan si provokime dhe pas takimit Dua Lipa pėrgėzoi djemt pėr paraqitjen duke bėrė edhe ajo shqiponjėn nė rrjetin social Instagram.

Blici i Serbisė e ka cilėsuar reagimin e Dua Lipės si njė provokim tė madh tė saj, e pėr kėtė kanė reaguar edhe gazetarė serb tė shoubizit dhe adhurues tė Dua Lipės.

Aq larg kanė shkuar sa qė kanė kėrkuar ndėrprerjen e transmetimit tė kėngėve tė saj nė radio stacionet e Serbisė pėr shkak tė faktit se ajo hapur po promovon Kosovėn dhe do tė vijė tė performojė nė Kosovė.

“A do tė dalė dikush tė ndalojė transmetimin e kėngėve tė Dua Lipė nė radio stacionet tona, aman”.

“Nuk mendoj se muzika duhet tė ndalohet. Por, si adhuruese e talentit dhe suksesit tė Dua Lipės jam e ofenduar se si ajo vazhdimisht po e rikthen temėn e Kosovės. Ēka nuk po kuptohet? Mua po mė dhemb qė po shkon nė Kosovė, pėr juve nuk e di”, ka shkruar Gordana Trzan, gazetare e njohur e shoubizit nė rrjetin social Twitter.

Kjo thirrje e saj ėshtė pritur mirė nga serbėt tjerė tė cilėt nuk kanė mundur tė pėrballojnė postimin e Dua Lipės tė bėrė nė Instagram e qė cilėsohet si provokimi i radhės pas Xhakės dhe Shaqirit.

Dua Lipa performon nė Kosovė mė 10 Gusht nė Prishtinė nė kuadėr tė Sunny Hill Festival.
Shtuar më 23/06/2018, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori