Ndeshja Angli - Tunizi, plani i terroristėve qė dėshtoi pėr tė sulmuar
Pëlqej
Ndeshja e mbrėmjes sė sotme do tė jetė midis Anglisė dhe Tunizisė ashtu si 20 vite mė parė nė Botėrorin e Francės.

Shumė vite mė vonė ėshtė zbuluar se ajo ndeshje ishte objekt i sulmeve terroriste nga kryeterroristi Osama bin Laden.

Sipas ESPN, plani ėshtė pėrshkruar nė njė libėr, “Terror nė fushė” nga gazetari Adam Robinson, duke marrė pėr bazė shėnimet e njė tjetėr terroristi tė Al-Kaedas, Ahmed Zaui, raporton Panorama.

“Bin Laden kėrkonte qė tė vėzhgonin lėvizjet e Dejvid Siman, Alen Shirer dhe trajnerit Glen Hodėll, por nė shėnjestėr ishin edhe dy emra tė rinj e tė famshėm, Majkėll Ouen dhe Dejvid Bekam. Sugjeruam qė njeriu kryesor tė shkonte te Siman dhe tė hidhej nė erė me tė, qė do tė ishte sinjali pėr vėllezėrit e tjerė qė tė aktivizoheshin”.

Ky ishte plani terrorist, me disa terroristė qė duhej tė futeshin nė stadium si vullnetarė dhe me akreditim, pėr tė vrarė lojtarė tė ndryshėm dhe trajnerin anglez, i cili u informua vite mė vonė pėr atė histori. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori