Mesfushori i Spanjės del kundėr federatės pėr Lopetegui
Pëlqej
Saul Niguez sė fundmi ka reaguar duke thėnė se ėshtė krejtėsisht kundėr vendimi qė u mor ndaj Lopetegut pėr ta shkarkuar nga detyra si trajner i Spanjės.

Nė njė deklaratė pėr “TVE”, mesfushori i Atletico Madrid thotė se u surprizuan tė gjithė nga ai vendim dhe Hulen duhet tė ishte nė Rusi pėr shkak se punoi gjatė kėtyre viteve pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė.

“Ishte diēka surprizuese. Pavarėsisht se vendimi i marrė mund tė arsyetohet dhe mund tė ketė motive tė ndryshme, pėr ne lojtarėt mendoj se nuk ishte momenti i duhur. Hulen meritonte tė qėndronte kėtu sepse punoi shumė gjatė kėtyre dy viteve pėr tė pėrgatitur kėtė Botėror”, tha fillimisht Saul.

Mė tej, ai shtoi se nuk i pėlqeu gjithashtu as vendimi i Lopeteguit pėr t’u larguar nė kėto momente.

“Nuk mė pėlqeu ajo qė bėri Lopetegui, sepse kishim njė projekt tė madh me tė. Vendimi ishte i Rubialesit dhe duhet ta kuptojmė, por i jemi mirėnjohės ish-trajnerit. Titullar? Unė punoj dhe jap mė tė mirėn, por nė kombėtare ka 23 lojtarė. Po pres momentin tim pėr tė dhėnė kontributin dhe pėr tė marrė mė tė mirėn e mundshme”, ka thėnė Saśl Ńķguez. Mė tej, gjatė fjalės sė tij, ai shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin qė Grizman do tė vazhdojė tė qėndrojė ende tek Atletiko e Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2018, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori