Portali mė i madh serb: Shaqiri na veshi me tė zeza
Pëlqej
Pasi gazeta serbe deshi tė merr njė prononcim nga Shaqiri, ai u pėrgjigj shkurt nė gjuhėn serbe : “Jo”.

Heroi i fitores zvicerane ndaj Serbisė (2:1) nė raundin e dytė tė Mundialit, Xherdan Shaqiri, reagoi nė mėnyrė “shumė interesante” pas ndeshjes nė Kalingrad, gjatė tė cilės shkėlqeu, dhe e vulosi lojėn me shėnim nė minutėn e 90, shkruan gazeta beogradase “Blic”.

Pasi i bėri mat portierit Vlladimir Stojkoviq nė njė kundėrsulm tė cilin nuk arriti ta ndalė as Dushko Toshiq, pėrfaqėsuesi zviceran, me prejardhje nga Gjilani, vrapoi kah tribunat lindore duke bėrė me duar shqiponjėn, e qė sipas gazetės qenka “simbol i dashamirėve tė Shqipėrisė sė Madhe”, transmeton Insajeri.com.

Ai i kryqėzoi duart nė gjoks dhe e imitoi lėvizjen e krahėve, “gjė qė ėshtė simboli i pėrkrahėsve tė atyre tė cilėt angazhohen pėr kėtė ide e qė e pėrdorin kėtė si shenjė tė tyre duke u thirrur kėshtu nė shqiponjėn e flamurit shqiptar”, shkruan gazeta “Blic”, duke u pėrpjekur qė ta largojė vėmendjen e lexuesve nga debakli i kombėtares sė tyre.

Mirėpo, sipas komenteve tė lexuesve, gazeta nuk arrin nė kėtė, sepse njė shumicė dėrmuese e tyre e kritikonin lojėn e kombėtares sė tyre dhe taktikėn e trajnerit. Sa i pėrket “simboleve nacionaliste”, shumica konstatojnė se “pasi askujt nuk i pengojnė tri gishtat e ngritura tė sportistėve serb pas fitoreve, sidomos i tenisistit Novakoviq atėherė pėrse ne tė na pengojė shenja e shqiponjės”. Si dhe: “Sikur tė kishim luajtur mirė dhe tė fitonim, a do ta kishim vėrejtur shqiponjėn?”.

Megjithatė, reporterėt sportiv tė Sky Sports arritėn ta marrin njė deklaratė tė shkurtėr nga heroi i mbrėmjes: “E dini, tani mendoj pėr kėtė… dhe nuk dua tė flas pėr kėtė temė. Nė futboll gjithmonė keni emocione. E shikuat se ēfarė bėra, ky ishte emocion i pastėr. Unė thjesht isha i gėzuar qė dhash gol”.
Shtuar më 23/06/2018, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori