Legjendat e Dinamos flasin pėr ish-trajnerin, Daliē: Suksesi kroat, prej tij
Pëlqej
Kombėtarja e Kroacisė ka shkruar histori nė kėtė Botėror duke mundur Anglinė dhe duke u ngjitur nė finalen e Botėrorit ku do i duhet tė pėrballet me Francėn ditėn e diel.

Por ky sukses padyshim qė i atribuohet trajnerit kroat, Dalic i cili me shumė punė dhe strategji arriti qė tė bėjė Kroacinė te prek ėndrrėn e Botėrorit.

Me fat, nė udhėheqjen e njė prej brezave mė tė mirė tė pėrfaqėsueses kroate, nga njė i panjohur pėr tė gjithė botėn, jo pėr shqiptarėt, Daliē dalėngadalė po fiton respektin e kujtdo nė futbollin e madh, falė rezultateve historike.

Ndoshta as vet nuk e mban mend mirė sesi ka pėrfunduar nė Shqipėri, rreth 10 vite mė parė, kur nė Superiore ishte edhe Dinamo, qė nė ato vite drejtohej nga 40-vjeēari kroat Zlatko Daliē.

Igli Allmuca dhe Fatjon Sefa, dy nga lojtarėt kyē tė Dinamos tė atyre viteve, tregojnė mė tepėr rreth trajneri aktual tė Kroacisė, Zlatko Daliē.

“E kemi pasur trajner me Dinamon para 10 viteve, njė trajner jashtėzakonisht shumė i mirė. Mbi tė gjitha edhe njeri shumė i mirė, shumė profesionist. Daliē ka qenė njė menaxhues shumė i mirė i skuadrės”, rrėfen Igli Allmuca, ish-lojtar i Dinamos.

“E mbaj mend edhe sot e 10 vite, kam qenė 24 vjeē dhe kur ka ardhur isha nė hapat e parė me Dinamon. Kėtė s’do ta harroj kurrė, pėr shkak tė fitimit tė trofeut tė Superkupės, unė kam dalė fitimtar nė atė ndeshje, pavarėsisht se mė ėshtė dashur tė luaj vetėm pak minuta. E mbaj mend shumė mirė sepse mė dha besim tė plotė”, tregon Fatjon Sefa, ish-lojtar i Dinamos.

Po ēfarė thonė ish-lojtarėt e Dinamos pėr mėnyrėn e punės sė Daliē?

“Suksesin qė ka arritur Daliē, nėse trajner i Kroacisė do tė ishte Mourinho, Guardiola apo Ancelotti, besoj se nuk do tė flitej pėr kombėtaren kroate, por pėr sukses tė kėtyre trajnerėve. Mos harrojmė se, vėrtet Kroacia ka lojtarė tė mirė, por Daliē e mori nė ‘play off’ dhe arriti ta ēojė nė finale tė Botėrorit. Kėshtu qė ėshtė meritė e padiskutueshme e tij”, thotė mė tej Igli Allmuēa.

“Profesori kishte mentalitet fituesi dhe kėrkonte ēdo gjė. Edhe nė stėrvitje na nxiste me njėri-tjetrin qė ekipi tė dilte fitimtar, gjė qė e tregoi edhe me Kroacinė. Atė shpirt iu ka futur edhe kėtyre djemve. Me tė vėrtet qė ka merita tė padiskutueshme profesori”, tha nė vijim Fatjon Sefa.

Sigurisht njohja me tė tashmė ka bėrė qė ēdo shqiptar, jo vetėm dinamovitėt e tij, tifozė me Kroacinė.

“Jam tifoz me Kroacinė prej Daliēit, sepse unė vet jam me Brazilin. Por do tė mė bėhej shumė qejfi nėse ai do tė fitonte Kupėn e Botės”, pėrfundon Igli Allmuēa.
Shtuar më 13/07/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori