Kroacia me dilema, Anglia nuk ndryshon, kėto janė formacionet e mundshme (FOTO LAJM)
Pëlqej
Kroacia dhe Anglia do tė takohen sonte nė kuadėr tė gjysmėfinales sė dytė tė Kupės sė Botės.

Luzhniki Stadium i Moskės do tė jetė nikoqirė i dy kombėtareve qė do tė synojnė finalen e madhe, ku do tė luhet po nė tė njėjtėn fushė.

Dy kombėtaret janė takuar mė parė shtatė herė, anglezėt kanė njė pėrparėsi nė krahasim me kroatėt.

Dilema e madhe e kroatėve pėrpara Anglisė ėshtė formacioni qė do tė hedhė nė fushė trajneri Daliē.

Dyshimi mė i madh ėshtė ai i rolit tė mbrojtėsit tė djathtė, Sime Vrsaljko, i cili u dėmtua nė gju nė ndeshjen kundėr Rusisė.

Pėr ēdo rast, Ēorluka ėshtė gati pėr ta zėvendėsuar, por ylli i Atletikos nuk do tė dorėzohet deri nė fund dhe dje tha: “Ndjeva diēka tė ēuditshme nė gju dhe pasi fola me doktorėt, vendosa tė dilja nė fushė. Nuk ėshtė asgjė e tmerrshme, por kam frikė dhe shpresoj qė tė jem nė gjendje qė tė riaftėsohem pėrpara ndeshjes”.

Njė tjetėr dilemė pėr ballkanasit do tė jetė edhe nė mesfushė, ku ne mund tė shohim Brozoviēin ose Badelj nė vend tė Kramariēit.

Anglia nuk ka asnjė shqetėsim pėrpara Kroacisė. Tė 23 “Luanėt” janė stėrvitur ditėn e martė, pėrfshirė Hendersonin (tėrheqje muskulore kundėr Suedisė) dhe Vardinė, i cili e ndoqi ēerekfinalen nga stoli pas problemit nė ijė ndaj Kolumbisė. Por qė tė dy u stėrvitėn normalisht dje nė “Spartak Zelenogorsk” dhe do tė jenė tė gatshėm pėr gjysmėfinalen.

Sauthgejt pritet qė tė hedhė nė fushė tė njėjtin formacion, me tė cilin ka luajtur nė dy ndeshjet e fundit, kundėr Kolumbisė dhe Suedisė. I vetmi tjetėr opsion ėshtė qė ai tė sakrifikojė njė prej trios sulmuese pas Kejnit dhe tė aktivizojė Daierin pėrkrah Hendersonit, siē bėri nė miqėsoret ndaj Gjermanisė, Holandės dhe Italisė.
Shtuar më 11/07/2018, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori