Kėto janė nenet disiplinore qė mund tė dėnojnė Xhakėn dhe Shaqirin
Pëlqej
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janė nėn hetimin e FIFA-s pėr shkak tė fetimit tė tyre me simbolin e shqiponjės kur shėnuan golat kundėr Serbisė.

Ky festim ėshtė konsideruar si provokim nga serbėt, tė cilėt kanė bėrė ankesa tė shumta ndaj futbollistėve, gjė qė ka detyruar FIFA-n tė nisi hetimet.

Por cilat janė nenet qė mund tė kapin dy futbollistėt me origjinė shqiptare.

Vendimi eventual qė mund t’i ndėshkojė dy lojtarėt shqiptarė lidhet me Nenin 54 tė Kodit disiplinor tė FIFA-s.


Neni 54

Provokimi i publikut.

Kushdo qė e provokon publikun e pėrgjithshėm gjatė njė loje futbolli do tė suspendohet me dy ndeshje moslojė dhe do tė ndėshkohet me gjobė prej sė paku 5.000 frangash zvicerane.
Mirėpo, FIFA ka nisur hetim edhe kundėr Serbisė, pasi njė grup tifozėsh kanė mbajtur fanella me portretin e kriminelit tė luftės, Ratko Mladic.


Neni 52

Sjellja e keqe e skuadrės.

Masa disiplinore mund tė ndėrmerren ndaj federatave dhe klubeve, ku njė skuadėr nuk sillet si duhet. Nė veēanti:
Pika b) Njė gjobė prej sė paku 10.000 frangash zvicerane do tė zbatohet kur disa lojtarė ose zyrtarė nga e njėjta skuadėr e kėrcėnojnė ose ngacmojnė zyrtarėt e ndeshjes ose personat tjerė. Ndėshkime tė tjera mund tė ndėrmerren nė rast se ofendimeve serioze.
Po ashtu, duke u hetuar ėshtė edhe trajneri Mladen Krstajic pėr deklaratat e tij pas ndeshjes nė lidhje me gjyqtarin.

“Do t’i jepja ose karton tė verdhė ose karton tė kuq, do ta dėrgoja nė Hagė. Pastaj ata do ta gjykonin, njėsoj si na bėnė neve”, citohet tė ketė thėnė Krstajic pėr gjyqtarin gjerman, Felix Brych.

Neni 53

Nxitje tė urrejtjes dhe dhunės.

Njė lojtar ose zyrtar, i cili publikisht i nxit tė tjerėt pėr urrejtje ose dhunė do tė ndėshkohet me suspendim pėr sė paku 12 muaj dhe gjobė prej sė paku 5.000 frangash zvicerane.
Nė rastet serioze, nė veēanti kur shkelja ėshtė bėrė duke i shfrytėzuar mediat masive (si shtypi, radioja ose televizioni) ose nėse ndodh nė ditėn e ndeshjes ose pėrreth stadiumit, gjoba minimale do tė jetė 20.000 franga zvicerane. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori