Ja sa rritet ekonomia britanike nėse Anglia shkon nė finalen e Botėrorit
Pëlqej
Tashmė ėshtė e ditur se Botėrori sjellė shumė tė ardhura pėr vendet pjesmarrėse dhe sidomos pėr ata kombėtare tė cilat arrijnė deri nė fazat e fundit tė kėtij kampionit.

Nė njė studim tė kryer nga “VoucherCodes" ekonomia britanike pritet tė pėrfitojė ndjeshėm nėse Anglia arrin tė kalojė me sukses fazat e Kupės sė Botės qė po zhvillohet nė Rusi.

Deri mė tani, ekonomia ishullore ka pėrfituar njė rritje prej 1.33 miliardė paund, e kjo shumė mund tė rritet deri nė 2.72 miliardė paund nėse “Tre luanėt” arrijnė tė shkojnė deri nė finale.

Kėto janė shifrat e publikuara nga “VoucherCodes” dhe Qendra pėr Studime tė Tregut tė shitjeve me pakicė (CRR).

Lokalet e natės (pub-et), restorantet dhe klubet e tjera pritet tė jenė nė vijėn e parė tė pėrfitimeve nga ecuria e mundshme e suksesshme nė Kupėn e Botės tė anglezėve, pasi 193 milionė paund pėrllogariten tė shpenzohen nga klientėt qė ulen vetėm pėr tė parė ndeshjet e turneut, njė shumė qė mund tė shkojė deri nė 488 milionė paund, nėse Anglia shkon nė finale.

Kjo shifėr mbėshtetet edhe nga njė studim tjetėr ndaj 2.000 shtetasve tė rritur britanikė, i ndėrmarrė nga “Opinium and VoucherCodes”, qė zbulon se ēereku i popullsisė nė Britani i shpenzon paratė nė pije – kryesisht alkoolike, – gjatė turneut, teksa shohin ndeshjet e Anglisė nė lokalet me ekrane gjigante nė dispozicion.

Edhe pse shumė njerėz dalin nė pub-e, klube apo kafene pėr tė parė ndeshjet, shifrat tregojnė se shumica e popullsisė britanike, 86%, planifikonin ta shihnin turneun nga shtėpia. Pikėrisht kėta qė qėndrojnė nė shtėpi pėrllogariten tė shpenzojnė 240 milionė paund pėr ushqime dhe 297 milionė paund pėr pije alkoolike, nėse Anglia shkon deri nė raundin e 1/8-ave, duke u rritur deri nė 1.12 miliardė paund nėse arrin deri nė finale.

Ata besohet tė kenė shpenzuar gjithashtu 37 milionė paund pėr pėrgatitjen e ambienteve tė kopshteve tė shtėpive tė tyre, apo pėr rritjen e kapaciteteve pėr tė mikpritur miqtė apo familjarė, njė shifėr qė mund tė rritet deri nė 62 mln paund nėse Anglia shkon deri nė finalen e Moskės.
Shtuar më 05/07/2018, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori