Ish-bashkėlojtari kritikon ashpėr Shaqirin
Pëlqej
Futbollisti i Stoke Cityt, Charlie Adams duket se nuk ėshtė i kėnaqur me ish-shokun e tij tė skuadrės , Xherdan Shaqiri.

Pas transferimit tė Shaqirit nė Liverpool ai ka gjetur momentin dhe e ka kritikuar rėndė Xherdan Shaqirin.

Nė njė intervistė pėr portalin britanik Talk Sport, Adams ka thėnė se Shaqiri e ka lėnė nė baltė skuadrėn e Stoke Cityt.

Ka thėnė se mesfushori 26-vjeēar nuk ka pasur paraqitje tė mira me Stoke Cityn stinorin e kaluar.

“Kur ndeshjet nuk janė tė mira dikush shikon shpėtim tek lojtarėt mė tė mirė qė ka nė skuadėr. Doni qė lojtarėt tuaj mė tė mėdhenj tė sjellin magji nė njė moment tė rėndėsishėm tė sezonit”, u shpreh fillimisht Adams, i cili po ashtu ka luajtur pėr Liverpoolin nė tė kaluarėn.

“Dhe herė pas here kmei parė se tė ashtuquajturit lojtarė tė mėdhenj nė skuadėr nuk janė paraqitur mirė pėr ne dhe nuk janė bėrė asnjėherė tė mėdhenj”, deklaroi Adams pėr Shaqirin.Shaqiri u transferua gjatė kėsaj vere nga Stoke City tek Liverpool pėr 13.5 milionė funte. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori