FIFA refuzon kėrkesėn e Brazilit pėr VAR-in gjatė ndeshjes me Zvicrėn
Pëlqej
Federata e Futbollit tė Brazilit kishte kėrkuar mė shkrim nga FIFA sqarime se pse VAR nuk ishte pėrdorur nė disa raste kryesor gjatė barazimit tė Brazilit kundėr Zvicrės tė dielėn, por trupi qeverisės i futbollit i ka mohuar tė gjitha kėto ankesa

FIFA ia ka kthyer Federatės sė shtetit jug-amerikan dhe i ka shpjeguar qė VAR ishte pėrdorur drejt nė ndeshjen dhe kur ėshtė dashur nė ndeshjen qė u zhvillua nė Rostov-on-Don.

Ishte bėrė e qartė qė tėrė incidentet kontraverse janė rishikuar me kujdes nga dhoma e VAR, edhe pse FIFA ka refuzuar t’ia dėrgoj komunikimet audio tė VAR, pasi qė kishin thėnė se kėshtu thyhet e drejta e privacisė sė gjyqtarėve dhe ėshtė kundėr rregullave tė garės.

“FIFA ėshtė jashtėzakonisht e kėnaqur me mėnyrėn e gjykimit tė ndeshjeve deri me tani dhe implementimin e suksesshėm tė sistemit VAR, i cili nė pėrgjithėsi ėshtė pritur pozitivisht nga komuniteti i futbollit”, thuhet nė njė deklaratė tė lėshuar pėr media tė mėrkurėn nga FIFA.

Ata e kanė tė ditur se ka opinione tė ndryshme, por kanė theksuar se ata nuk mund tė komentojnė pėr incidente indivduale. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2018, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori