E turpshme ajo ēfarė i kėrkojnė Messi-t nė Argjentinė
Pëlqej
Dėshtimi i Argjentinės kundėr Koracisė, mbrėmjen e djeshme duke se ka rėnduar mbi shpatullat e "yllit" tė kėsaj skuadre, Leo Messi.

Mediat sportive nė vend kanė fajsuar Messin pėr humbjen 0-3 ndaj Kroacisė, pasi thonė se ai nuk arriti tė bėnte asgjė.

Gazetari i mirėnjohur Fernando Niembro kėrkon qė 5 herė fituesi i Topit tė Artė tė heqė dorė nga kombėtarja.

“Messi, u largove nga kombėtarja pėrpara disa vitesh. Nuk do tė ishte keq po ta bėje sėrish”, ėshtė titulli i opinionit tė Niembros, i cili kritikon Messin se ėshtė bėrė zot i pėrfaqėsueses duke zgjedhur miqtė e tij. Gjithashtu, gazetari e kritikon Messin pėr faktin qė nuk bėn diferencėn siē bėn me Barcelonėn.

Frazat mė tė rėnda ndaj Leo Messit janė si mė poshtė:

“Messi u bė zot i kombėtares argjentinase. Ėshtė trajneri i skuadrės sonė dhe vendosi qė tė fusė nė formacion miqtė e tij. Dhe ja ku e keni rezultatin. Njė ekip pa forcė, njė ekip i fyshkur, njė ekip pa zemėr. Messi, kėrkojmė prej teje qė tė luash me zemėr. Je lojtari mė i mirė. Kur ekipi rrėzohet, mė tė mirit tė skuadrės i kėrkohet qė tė japė dhe atė qė nuk ka. Ti nuk e dhe. Boll mė me mikun tėnd Mascherano. Njė herė e dhe dorėheqjen nga kombėtarja, nuk do tė ishte keq qė ta bėje sėrish kėtė gjė”. /albeu.com/
Shtuar më 22/06/2018, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori