Ēmenduri, prekja e topit me dorė nė zonė, jo mė penallti
Pëlqej
Penalltia e akorduar nė favor tė Francės nė finalen e Botėrorit pas njė rasti tė dyshimtė nė zonė ka ngjallur shumė polemika, ku disa e kundėrshtojnė duke thėnė se nuk duhej tė ishte akorduar.

Por pas kėtyre polemikave ka ardhur njė propozim paksa i ēmendur qė do tė ndyshonte tėrėsisht rregulloren e Botėrorit.

Ish-arbitri gjerman Thorsten Kinhofer ka bėrė njė propozim kurioz pėr fashitjen e polemikave pėr episode si ajo e Perisiēit nė finalen e 15 korrikut.

Sipas tij, topi i prekur me dorėzonė nuk duhet tė sansksionohet me penallti, por me goditje dėnimi pranė pikės ku ka ndodhur episodi. Ai shtoi se 11-metėrshi tė akordohet vetėm nė rastet kur ka prekje tė topit me dorė mbi vijėn e portės.

“Njė zgjidhje e tillė do tė hiqte presionin mbi arbitrin dhe ndėshkimi nuk do tė ishte kaq i rėndė”, tha Kinhofer pėr tė pėrditshmen gjermane “Bild”. Ai e bėri kėtė propozim duke u bazuar edhe te normativat e hendbollit.

Kinhofer nė karrierėn e tij ka gjykuar 213 ndeshje tė Bundesligės nė periudhėn 2001-2015 dhe ka qenė arbitėr i FIFA-s nė 2006-2013, kohė kur ka gjykuar 28 ndeshje ndėrkombėtare pėr klube dhe pėrfaqėsuese. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori