Babai i Valon Behramit flet pėr ndeshjen Serbi – Zvicėr
Pëlqej
Lojtarėt shqiptarė nga Kosova qė sonte do tė paraqiten pėr Zvicrėn, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granti Xhaka, nuk merren me ato qė thuhet nė Serbi pėr ta dhe ata i trajtojnė tė gjithė kundėrshtarėt nė fushė me respekt e pa dallime.
Kėshtu ka thėnė Ragip Behrami, babi i futbollistit Valon Behrami, nė njė intervistė pėrmes telefonit nga Rusia.

Ragim Behrami ka shtuar se djelmoshat shqiptar nga Kosova, pėrshirė dhe djalin e tij, janė krenarė pėr prejardhjen e tyre, dhe ata mbrojnė Zvicrėn, por edhe popullin shqiptar.

“Ėshtė njė atmosferė jashtėzakonisht e mirė. Ėshtė njė lojė shumė e fortė; edhe Serbia ka lojtarė shumė tė fortė dhe ėshtė skuadėr me lojtarė qė luajnė nė nivelin mė tė lartė”, ka thėnė Behrami.

“Mendoj se skuadrat janė nė tė njėjtin nivel – kam dėshirė tė jetė lojė sportive, pa incidente”.

“Mendoj se lojtarėt janė tė pėrgatitur si nga ana psikike ashtu edhe profesionale. Dėshiroj lojė nė nivel sportiv, pa dallime a ka shqiptarė, apo serbė aty”.

Ai ka komentuar edhe disponimin e Valon Behramit para ndeshjes me Serinė.

“Pėr Valonin janė tė gjithė njėjtė, nė fushėn e futbollit tregon vetėm futboll, shpresoj qė Serbia tė ketė gjithashtu respekt pėr futbollistėt tonė. Jemi krenarė qė jemi shqiptarė e kosovarė kėshtu qė mbrojmė Zvicrėn, por edhe popullin tonė”.
Shtuar më 22/06/2018, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori