Anglezėt hiqen si favoritė ndaj Suedisė por ja ē'thonė statistikat
Pëlqej
Sot do tė jetė radha e 4 skuadrave tė tjera, qė do tė zbresin nė fushė pėr tė siguruar avancimin pėr nė gjysmėfinale dhe mbajtjen gjallė tė ėndrrės pėr tė ngritur trofeun.

Kėshtu nė orėn 16:00 Anglia do tė pėrballet me Suedinė, skuadrėn qė ėshtė shndėrruar nė njė “mace tė zezė” tė pretendentėve, pasi la jashtė botėrorit Italinė e Holandėn dhe eliminoi Gjermabninė e Zvicrėn.

Skuadra e Southgate ka treguar se ėshtė shumė e pjekur dhe kompakte nė kėtė botėror, ndėrsa anglezėt besojnė mė shumė se kurrė, qė ky ėshtė viti i duhur pėr tė rikthyer trofeun nė shtėpi.

Ndeshja e sotme do jetė pėrballja numėr 25 mes Suedisė dhe Anglisė: britanikėt kanė fituar nė tetė raste, Suedia nė shtatė. Nėntė sfida kanė pėrfunduar nė barazim.

Dy ndeshjet precedente nė Kupėn e Botės mes dy skuadrave kanė pėrfunduar nė barazim: 1-1 nė 2002-shin dhe 2-2 nė 2006-ėn (tė dyja nė fazėn e grupeve).

Suedia do luajė pėr herė tė pestė nė fazėn ēerekfinale tė Botėrorit: ka kaluar nė gjysmėfinale nė tre nga katėr rastet (1938, 1958 e 1994), duke humbur vetėm nė 1934-ėn kundėr Gjermanisė.

Ndėrsa “Tre Luanėt” kanė arritur ēerekfinalet e Botėrorit pėr herė tė katėrt nga 2006-a, kur mė pas u mposht me penallti kundėr Portugalisė. Nuk shkojnė pėrtej kėsaj faze nga 1990-a, kur fituan 3-2 me Kamerunin.

11 nga 14 golat e Suedisė nė Botėrorė janė shėnuar nė pjesėn e dytė, pėrfshi pesė nga gjashtė tė realizuar nė kėtė edicion.

Asnjė lojtar anglez nuk ka shėnuar mė shumė gola se Herri Kejn (6, pėr mė tepėr nga gjashtė goditje nė portė, pėrfshi 3 penallti) nė njė edicion tė vetėm tė Kupės sė Botės. Edhe Geri Lineker realizoi 6 nė 1986- ėn, kur fitoi “Topin e Artė”.

Robin Olsen, portieri i verdhebluve, e ka mbajtur tri herė (nga katėr ndeshje) portėn e paprekur nė kėtė Botėror: asnjė portier suedez nuk ka arritur tė bėjė mė mirė nė fazėn finale tė njė Kupe Bote.

Sulmuesi suedez Markus Berg ka tentuar 13 goditje pa shėnuar asnjė gol: maksimumi pėr njė lojtar pa gol nė kėtė turne.
Shtuar më 07/07/2018, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori